Blero publikon foto krah vajzës misterioze

Në media gjatë këtyre ditëve u përfol se këngëtari i njohur shqiptar, Blero ka nisur lidhjen e re të dashurisë.

Ndërsa sot ai ka publikuar një foto krah një vajze misterioze, shkruan lajmi.net.

Në fotografinë e postuar në “InstaStory”, dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Rikujtojmë se këngëtari para disa muajsh konfirmoi ndarjen nga partnerja e tij, Afrona. /Lajmi.net/