Blero: Njeriu si e ka zemrën, nëse dëshiron rrëmujë – rrëmujë do të ketë

Blero Muharremi është rikthyer ditën e djeshme (e mërkurë) në Big Brother VIP Kosova 2 për të qëndruar 24 orë.

Këngëtari i njohur ka hyrë së bashku me Alba Vukajn dhe me dy ish-konkurrentët: Ardin dhe Mirdonin.

Ata kanë qëndruar tërë kohën bashkë, ku kanë bërë batuta të ndryshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksa po qëndronin në pjesën e kuzhinës, artisti bëri një deklaratë, siç tani njihet nga publiku.

“Rrëmujë është njeriu si e ka zemrën, nëse i pëlqen rrëmujë”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Mirdoni nga ana tjetër iu tha banorëve që t’i shkruajnë këto fjalë pasi kur flet Blero, ia vë vulën.

I njëjti edhe sa ishte në shtëpi ka qenë shumë i pëlqyer nga publiku, ndonëse u komentua në masë të madhe deri në daljen me vetë-dëshirë – shkak shëndeti mendor. /Telegrafi/