Blero: Nëse do të qëndroja deri në fund, absolutisht që do ta fitoja Big Brother

Blero Muharremi u largua nga edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova me vetë-dëshirë.

Artisti i njohur kërkoi të dilte për të ruajtur gjendjen e tij të shëndetit mendor.

I ftuar së fundmi në Prive, ai ka folur për këtë eksperiencë dhe për vendimin e tij për t’u tërhequr nga gara.

Blero (Foto: Screenshot/YouTube)

“E kam marrë veten shumë mirë. Edhe në Big kam kaluar mirë derisa ishte koha për ta lëshuar shtëpinë. Prapë iu kërkoj falje të gjithëve njerëzve që ndoshta i kam zhgënjyer që kam dalë vullnetarisht. Por, besoj që më kanë kuptuar deri tash dhe e kam dhënë sqarimin tim. Jam jashtëzakonisht falënderues ndaj secilit prej tyre për për përkrahjen që ma kanë dhënë. Kur kam dalë prej shtëpisë ka qenë një dhuratë e madhe aq shumë dashuri që kam marrë, aq shumë mesazhe të pafund. Kështu që e kam marrë veten, mirë jam. Fokus të madh në punë”, u shpreh ai.

I njëjti theksoi: “Kur kam dalë, ka qenë vendim i duhur por me reflektimin tash e disa muaj, mund të them që e kam bërë një gjysmë gabimi. Ish desht me e çu deri në fund. Ka qenë i shëndoshë për mua. Kisha pas zhgënjyer shumë njerëz që më kanë mbështetur”.

E sa i përket asaj nëse do ta fitonte këtë format, Blero u shpreh: “Pa dashur me qenë i vrazhdë, mendoj se po”.