Blero jep ‘prognoza’ për futboll, tregon se ku do t’i shohim Guardiolën dhe Neymarin më 2020

Blero ka treguar se në cilin ekip do t’i shohim Guardiolën dhe Neymarin në vitin 2020.

Blero përmes postimit të fundit, ka dhënë disa parashikime lidhur me atë se ku do t’i shohim Pep Guardiolën dhe Neymarin në vitin 2020, shkruan lajmi.net.

Ai tha se është i bindur që këta të dy në vitin e ardhshëm do të jenë në Barcelonë, ndërsa a do të jetë ashtu presim të shohim gjatë muajve në vazhdim.

“Guardiola dhe Neymar 2020 FCBarcelona 100% ! info e sigurt. Wow le ta luajmë këtë lojë të bukur”, ka shkruar ai.