Blero i zhgënjyer me Përfaqësuesen e Kosovës: Nuk ua patëm për borxh që të na i bëni fëmijët tonë të qajnë

Kosova nuk e ka nisur mbarë rrugëtimin për në Euro 2024 që mbahet në Gjermani.

Fillimisht, Dardanët barazuan në udhëtim te Izraeli me rezultat 1-1 më 25 mars, ndërsa kishim mundësi të fitonim tri pikë – po të mos dështonte Milot Rashica nga afërsia në minuta e fundit të ndeshjes.

Lidhur me këtë, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale nga tifozë të Përfaqësueses së Kosovës.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Një ndër ta është edhe hit-këngëtari i estradës, Blero Muharremi, i cili ka bërë një reagim të gjatë të publikuar në InstaStory.

“Israel vs Kosova i dashuri jonë selektor e shtin Zhegrovën titullar, kur dihet se ata kanë me sulmu dhe Zhegrova detyrohet të luajë në mbrojtje, kurse Kosova vs Andorra, Zhegrovën e len në bankë, dhe i bjen në mend thotë ‘Uuuu po njëmend ne kemi me sulmu, ço e fute Zhegrovën në pjesën e dytë. Hajmedet haj, s’po di çka me thanë më shumë, domethënë pa tekst! WTF qenka mi heq këta selektorë që i kanë ka 500 vjet bre… Allo, se isha duke e këqyr lojë me fansen më të zjarrtë dardane, çikën time. Nuk ua patëm për borxh mi shti fëmijët tonë me qajt! Tmerr!”, ka shkruar ndër të tjerash Blero.

Foto: Blero/InstaStory

Këngëtari me prejardhje nga Mitrovica njihet edhe për miqësinë e mirë që ka me disa prej futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës.