Blero i drejtohet të dashurës: A më dërgon edhe mua një dron?

Ditën e sotme (e martë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 janë shfaqur disa dronë.

Siç u pa, dronë iu dërguan banorëve: Santiana Maloku, Meti Alshiqi si dhe aktorit Besart Zeneli.

Këta konkurrentë u gëzuan jashtëzakonisht shumë pasi morën befasi nga më të dashurit e tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas kësaj, Blero ka reaguar ndërkohë që po qëndronte jashtë me Santianën e Alby the Goat.

“Oj ti nusja jem a ma çon një dron edhe mu se ma kishe zbukuru komplet tremujorëshin, nëse jam këtu”, i është drejtuar ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndonëse nuk është zbuluar akoma identiteti i partneres së re të Bleros, ajo i ka bërë një dedikim përmes Instagramit.

Artisti nga ana tjetër ka treguar se nuk jeton në Kosovë dhe se janë bashkë për më shumë se një vit.