Blerim Xhemaili i jep fund karrierës si futbollist aktiv

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Blerim Xhemaili do të pensionohet nga futbolli aktiv.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediumet zvicerane, transmeton lajmi.net.

37-vjeçari do t’i jep fund futbollit aktiv në fund të sezonit me ekipin e Zurich.

Xhemaili ka pasur një karrierë mjaft të pasur sa i përket trofeve të fituar. Ai ka fituar tetë tituj të mëdhenj.

Lojtari i lindur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, Xhemaili karrierë ka bërë edhe në Itali, Angli, Turqi, Kinë dhe Kanada.

Dy vite më parë ai u rikthye në klubin e tij, FC Zurich me të cilën fitoi edhe titullin e kampionit në Superligën e Zvicrës.

Xhemaili ka qenë edhe reprezentues i Përfaqësueses së Zvicrës.