Bayerni po synon t’i ulë kërkesat e Frankfurtit prej 100 milionë eurove për Kolo Muanin

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani është objektivi kryesor i Bayern Munichut për repartin ofensivë.

Ylli francez në vitin e tij të parë në Bundesliga ka shkëlqyer dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit e Bayernit që duan ta transferojnë atë.

Por, problemi më i madh qëndron te kërkesat e larta të Frankfurtit, me klubin gjerman që synon të fitojë 100 milionë euro nga shitja e tij.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare, ku ka realizuar 22 gola dhe ka asistuar në 15 të tjerë.

Sky Sport ka raportuar se Bayerni synon t’i ulë kërkesat e Frankfurtit edhe pse një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë.

Megjithatë bavarezët kanë disa lojtarë të rinj që mund t’i përfshijnë në ofertë për të arritur te Kolo Muani.

Kujtojmë që sulmuesi francez kërohet edhe nga Chelsea, Man Utd dhe Paris Saint Germain.