Maqedoni Blerim Bexheti ndau vendimet e punës për arsimtarët e shkollave fillore

Blerim Bexheti ndau vendimet e punës për arsimtarët e shkollave fillore

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ndau 9 (nëntë) vendime të punës për arsimtarë të shkollave fillore.

Kryetari i Komunës së Sarajit, sot së bashku me drejtorat e shkollave fillore ka shpërndarë vendimet e punës për transformimin e vendeve të punës prej kohës së caktuar të punës në kohë të përcaktuar të punës.

Me këtë rast kryetari Bexheti, ju uroj shëndet dhe sukses në punën e tyre, si dhe i inkurajoi për të vazhduar me punë si deri më tani, duke ju premtuar se mbështetja e komunës nuk do të mungojë për çdo aktivitet që do të jetë në interes të nxënësve dhe në përgjithësi në interes të procesit edukativo arsimor.