Blerim Bexheti: Na qoftë për hajër Poliklinika e Sarajit!

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sot me rastin e hapjes së poliklinikës në Saraj ka falënderuar edhe dy ish-ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçen dhe Bekim Salin, për kontributin që të realizohet ky projekt, përcjell TV21. Bexheti tha se edhe përkundër vonesave, i është falënderues edhe Qeverisë për mbështetjen.

“Për hir të korrektësisë, edhe pse nuk janë të pranishëm, dua të falënderojë edhe dy ish ministra paraprak, me të cilët gjithashtu ngushtë kam bashkëpunuar që të mbërrijmë deri tek kjo ditë e sotit, z. Filipçe dhe z. Sali, dhe sigurisht edhe z. Mexhitin, tash që e përfundojmë gjithë këtë proces për lëshimin e këtij objekti. Iu qoftë për hajër gjithë qytetarëve të komunës së Sarajit dhe Shkupit, kuptohet edhe për skaj vonesave, zotëri kryeministër, një falënderim i veçantë për Qeverinë “, tha mes tjerash Bexheti.