Blerim Ahmedi: Zaevi e Ahmeti nxorrën policinë për ta penguar protestën kundër rastit “Monstra” (VIDEO)

Njëri nga organizatorët e protestës së sotme në Shkup, Blerim Ahmedi ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev dhe partnerin e tij shqiptar, kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, se kanë përgatitur skenarë për të penguar protestuesit shqiptarë që të shprehin revoltën e tyre kundër rasteve të montuara politike, shkruan gazeta LAJM.

“Këto skenarë janë përgatitur nga vëllai i Nikolla Gruevskit, Zoran Zaev dhe faktori politik shqiptar në Qeverië, Ali Ahmeti. Ali Ahmetit nuk i vjen keq për popullin e tij që t’i nxjerr këto policë këtu për të penguar demokracinë. Këto skena i kemi parë nga policia serbe në Kosovë”, tha Blerim Ahmeti duke i’u drejtuar protestuesve./Gazeta LAJM