Bleona Qerreti jo vetëm që nuk është e dashura e deputetit siç u pretendua në fillim, por madje është në kërkim të një të dashuri.
Këngëtarja aktualisht është beqare, ashtu që të interesuarit mund “të konkurrojnë” për postin e partnerit të ardhshëm.
“Kandidatët duhet të jenë edhe pak të palestruar, pasi nuk pranohen me bark”, ka thënë Bleona me shaka.
Madje duke e vazhduar batutën ajo hapi edhe një televotim për këtë konkurrim.
Nga ana tjetër, këngëtarja edhe pse ka disa kohë që është ndarë nga i dashuri i saj Gani Bardha, duket se ende nuk e ka harruar.
Përmes një postimi në Facebook, ajo e kujtoi atë duke i postuar një shishe verë shqiptare, që mbante mbiemrin e tij.
Pas ndarjes Qerreti deklaroi se me të do të mbeteshin miq dhe duket se kështu ka ndodhur.