Bledi Mane: Kiara Tito është ‘versioni femër’ i Maestros

Bledi Mane së fundmi i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” foli për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”.

Mes të tjerash ai u ndal dhe te Kiara të cilën e quajti sërish mosmirënjohëse. Ai shtoi se moderatorja i duket si “versioni femër i Armaldos”.

“Unë sakrifikova për Kiarën. Të paktën Luizi është treguar burrë dhe e ka përmendur disa herë. Edhe atë ditë kur u largova ishte i fundit që më takoi. Diti të vlerësojë dhe mirënjohja është virtyt i njeriut. Kiara nuk e di…ta dija kisha qëndruar brenda në shtëpi. Kiara lojëtare e mirë nuk ka qenë ndonjëherë, por po më shëmbëllen Maestron. Kiara është Maestro versioni femër”, u shpreh Bledi.

Më tej gazetari deklaroi se sheh Luizin si fitues dhe se kur ai të dalë jashtë do i japë disa këshilla pasi i ka ardhur një mundësi që do i ndryshojë jetën.