Bledi: Kiara e adhuron famën, zgjohet e ngryset me Bora Zemanin në kokë

Bledi Mane në “prime-n” e së shtunës nuk ka kursyer deklaratat e forta për Kiara Titon.

Duke mbështetur Luizin, ai tha se Kiara ka arritur deri aty falë tij, shkruan lajmi.net.

E pa Luizin ai tha se do të ishte duke punuar si kamariere në Lushnjë.

I ftuar sot në “Wake Up”, ai ka folur sërish rreth Kiarës.

Sipas Manes, Kiara është një vajzë që e adhuron famën dhe zgjohet e ngryset me dëshirën që të jetë si Bora Zemani.

“Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej. Unë vura re që Kiara e adhuron famën. Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetëvetja. Kiara është gocë shumë e mirë…”, tha ai.

Ai vazhdoi tutje ku tha se këtë ai e sheh nga lart pasi është shumë lehtë për të dalluar.

“Unë nuk dua të mburrem po më fal që po e them, unë brenda shtëpisë jo se isha më i gjati i asaj shtëpie, po unë sinqerisht nuk e krahasoj veten mendërisht me asnjë prej tyre, flas nga niveli i IQ, nuk jam më i miri, por jeta më ka bërë të jem më i lexuar, më i shëtitur, më i bredhur, më i vuajtur, më i argëtuar. Pra duke qenë në raport të tillë me ta, unë i shikoja nga lart sepse ishte shumë e lehtë për të dalluar, në fjalorin e tyre nuk kishte një ilustrim.”, ka vazhduar ai./Lajmi.net/