Bizneset shqiptare në Itali ndër më të goditurat nga pasojat e epidemisë (Video)

Shqiptarët në Itali kryesisht janë të kyçur nëbiznesin e gastronomisë dhe hotelerisë, biznes i cili në masë më të madhe është goditur nga epidemia e Koronavirusit. Lajm.Tv ka biseduar me mjeshtrin e njohur të kuzhinës nga Çegrani, Faruk Neziri, i cili posedon hotel dhe restorantin “Il Xhelso Nero” në Mantova, si dhe me AzemFetain nga Suhareka, pronar i restorantit “Fly Padova” në Padova. Ata gjenden afër zonave më të goditura nga epidemia.

Ata thonë se dëmet vështirë mund t’i përballojnë pa ndihmë shtetërore, kurse paralajmërimet nuk janë shumë premtuese.

Pa marë parasysh krizën, Neziri dhe Fetaipranojnë se me rëndësi ëhstë që familjarët e tyre nuk kanë pësuar nga virusi. Ata kujdesen edhe për familjarët që kanë në Itali, por edhe për familjarët në vendlindje.

Që nga shpallja e epidemisë restorantet dhe baret janë mbyllur të parat, kurse do të hapen të fundit. Neziri dhe Fetai thonë se pa marë parasysh dëmin ekonomik, do të bëjnë maksimumin që të mos largojnë nga puna asnjë prej të punësuarve të tyre.

Bizneset shqiptare në Itali të goditura nga pasojat e epidemisë (Video)

Posted by Lajm TV on Thursday, 9 April 2020