Bislimi: Votimi në KiE për Kosovën, një hap i rëndësishëm

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se votimi pro Raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës sot në Paris të Francës shënon një hap të rëndësishëm për vendin.

Në platformën e rrjeteve sociale X, ai ka falënderuar raportuesen Dora Bakoyannis për kontributin e saj dhe gjithashtu çdo anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE për opinionin pozitiv dhe mbështetjen në rrugën drejt KiE.

“Në takimin e sotëm, Komiteti për Politikë të Jashtme dhe Demokraci rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare”.

“Ky është një hap i rëndësishëm. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës do të ishte një lajm i mirë për ne, për demokracinë dhe vlerat evropiane”, ka thënë Bislimi. /Klankosova.tv