Bisedimet me Rusinë, Zelensky sheh mundësinë e arritjes se një kompromisi

Delegacionet e Ukrainës dhe të Rusisë vijojnë edhe këtë të mërkurë bisedimet për të gjetur një kompromis në lidhje me zgjidhjen për situatën e krijuar ditët e fundit.

Në një reagim të fundit presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , tha se sheh hapësirë ​​të mundshme për kompromis në bisedimet me Moskën pasi qëndrimet e delegacionit rus duken më “realiste”.

Ndër të tjera  Zelensky uka bërë thirrje biznesmenëve rusë dhe qytetarëve të tjerë që të kundërshtojnë luftën./abcnews.al