Bisedimet Dembele – Barça kanë vazhduar, së shpejti pritet nënshkrimi kontratës së re nga francezi

Ousumane Dembele preferon që të qëndrojë në Barcelonë, përkundër disa ofertave interesante nga Paris Saint Germain dhe Chelsea.

Anësori tanimë është në bisedime të avancuara me klubin katalunas dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet një marrëveshje në mes të palëve, transmeton lajmi.net.

Francezi ka kaluar në një formë fantastike këtë sezon me “blaugranat” duke shënuar një gol dhe asistuar 13 herë në 20 ndeshje në La liga.

Me ardhjen e Xavi Hernandez në krye të skuadrës, lojtari shihet si shumë i rëndësishëm për planet afatgjata të klubit.