Biseda mes Noizyt dhe Ylli Limanit na tregon dy anët “normale” të një Peshoreje

Nuk e dimë se si lindi ekzaktësisht miqësia mes Noizyt dhe Ylli Limanit, nga bashkëpunimi i parë që patën me njëri-tjetrin apo ndonjë gjëje tjetër të përbashkët, megjithatë që nga koha kur bënë këngën e parë bashkë (që tani janë bërë disa këngë) artistët janë bërë thuajse të pandashëm.

Si reperi, ashtu edhe këngëtari ndajnë shpesh momente që kalojnë me njëri-tjetrin (bashkë edhe me miq të tjerë të tyre), ndërsa për ju që nuk e dini, ata i përkasin të dy shenjës së Peshorse në horoskop (ndoshta kjo është arsyeja kryesore për shoqërinë e tyre). Megjithatë, ata nuk janë aspak të ngjashëm, madje janë fiks “anët e kundërta” të një Peshoreje dhe këtë ndër të tjera mund shohim nga biseda e fundit që kanë ndarë në Whatasapp.

Biseda na tregon Noizyn që dërgon një foto duke qeshur, me shumë gjasë me dicka që ka bërë ose i ka bërë Yllit (tipike për Peshoret që nuk kanë shumë nerva të shkruajnë, por dërgojnë foto apo voice sa herë kanë mundësi), ndërsa të qeshurës së reperit i përgjigjet Ylli me një fytyrë aspak pozitive, përkundrazi.

Ajo për cka janë duke folur, Yllit nuk i duket aspak për të qeshur dhe e tregon këtë 100%, duke shprehur kështu edhe pjesën e Peshoreve që “preken” për gjënë më të vogël, kur ja bën “për borxh” sigurisht.

Pra ju ku i keni, Peshoren që do qeshë me cdo gjë që bëni ose që ju ndodh, nëse i duket “funny” sigurisht dhe Peshoren që “i ngel hatri” për gjënë më të vogël, nëse i prek ata vetë. Të gjitha të treguara në mënyrë sumë vizuale.