Ish kryeministri, azilanti Nikolla Gruevski përmes rrjeteve sociale ka komentuar bisedën telefonike që u publikua dje në kanalin “The true above all”, përcjell TV21. Gruevski thotë se bisedat janë të vërteta.
“Sot shumë më pyesin nëse kanë ndodhur këto biseda që u shfaqën dje në kanalin YouTube “The true above all”, mes meje dhe Kamçevit dhe nëse do të ndikojnë në gjykim. Po, ato biseda u zhvilluan në shkurt të vitit 2021. Ne i bëmë këto bisedime në fillim të procesit dhe tregojnë edhe një herë presionin brutal ndaj personave të përfshirë dhe të vendosur në listën e qeverisë për përndjekje politike, ku sistemi gjyqësor është vetëm ekzekutor, përfshirë edhe vetë Kamçevin”, ka shkruar Gruveski.
Ai thotë se nuk e di nëse të njëjtat do të ndikojnë në procesin gjyqësorë për rastin “Parcelat në Vodno”.
“Unë e di vetëm se të njëjtat incizime në rastin Raket janë pranuar si provë dhe në bazë të atyre provave janë marrë vendime gjyqësore. Këto regjistrime tregojnë saktësisht se unë nuk kam asnjë lidhje me të ashtuquajturat Parcelat në Vodno”, shkruan Gruevski.