Binjakët e Albatritit dhe Egzonës festojnë njëvjetorin

Albatrit Muqiqi dhe gruaja e tij Egzona kanë dyfish arsye për të festuar.

Këngëtari Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona sot festojnë ditëlindjen e parë të binjakëve, djalit dhe vajzës, shkruan lajmi.net.

Sot një vit çifti u gëzuan dyfish me ardhjen në jetë të Erias dhe Eraldit.

Ishte Egzona ajo e cila e ka kujtuar këtë datë të rëndësishme nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

“Urime Ditelindjen dy zemrat e mija,Erald&Elia ❤️❤️Ju na mbushet me plot dashuri,ju na gezuat edhe dy here me shume🧿🙏❤️ “, ka shkruar ajo pranë postimit.