Bild: Lewandowski shpërthen në dhomën e zhveshjes – dëgjohet të flas në telefon dhe duke përmendur emrin e Barcelonës

Bayern Munich nuk dëshiron që Robert Lewandowski të largohet, por sulmuesi polak ka vendosur të ardhmen e tij dhe synon të nënshkruajë me Barcelonën.

Në anën tjetër blaugranat edhe pse të kushtëzuar nga gjendja ekonomike, do të bëjë gjithçka për të marrë shërbimet e sulmuesit 33-vjeçar, i cili ka edhe një vit kontratë me Bayern Munichun.

Edhe pse kontratë, ai nuk dëshiron ta përmbushë dhe këtë ua ka bërë të qartë drejtuesve të kampionëve të Gjermanisë.

Këtë gjë e ka treguar një nga shokët e skuadrës për gazetën gjermane Bild, duke thënë se ai është dëgjuar në telefon duke përmendur emrin e Barcelonës.

“Robert Lewandowski foli me zë të lartë në telefon në dhomat e zhveshjes. Edhe pse sulmuesi fliste në polonisht, kishte një term që të gjithë profesionistët e kuptonin edhe pa njohuri të gjuhës së huaj. Termi ishte Barcelona”, zbulon gazeta gjermane Bild.

Disa anëtarë të skuadrës bavareze dëgjuan vazhdimisht se si golashënuesi i tyre përmendi emrin e ekipit spanjoll, favorit i madh për të fituar shërbimet e tij këtë verë.