Bild: Leverkusen do ta mbajë Wirtz deri në 2024, nuk e lëshon pa 150 milionë euro

Bayer Leverkusen nuk janë gati të heqin dorë nga Florian Wirtz.

Prestigjiozja gjermane ‘Bild’ bën të ditur se Wirtz – i kërkuar nga Barcelona, Real Madrid e Man United – vështirë se mund të largohet nga Leverkusen.

‘Aspirinat’ nuk janë gati të shesin kartonin e lojtarit para vitit 2024, kur edhe zhvillohet Kampionati Evropian, transmeton lajmi.net.

Në rastin më të keq për Leverkusen, ata mund ta shesin kartonin e Wirtz për shumën e 150 milionë euro.

Pra, Man Utd, Barca e Real Madrid duhet të kenë parasysh se nëse duan kartonin e Wirtz para 2024, duhet të kenë 150 milionë.

Florian Wirtz është një nga lojtarët më premtues aktualisht në futbollin gjerman, dhe më i rëndësishmi tek ‘Aspirinat’.