12 të vdekur dhe 48 të plagosur nga dy aksidente të rënda zinxhirore në Bullgari
Dy aksidente masive ndodhën pranë vendkalimit Zimnica, në autostradën “Trakia”, në juglindje të Bullgarisë. Në përplasjet e njëpasnjëshme u përfshinë gjithsej 86 automjete, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë.
Shkak kryesor i tragjedisë dyshohet të jetë mjegulla jashtëzakonisht e dendur, e cila në disa segmente e kishte zvogëluar dukshmërinë në vetëm 1–2 metra.
Për shkak të përmasave të aksidentit, në tri komuna bullgare është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe emergjencës janë angazhuar në terren.
Sqarim për bilancin: Ministria bullgare e Shëndetësisë më pas konfirmoi 11 viktima dhe 51 persona të hospitalizuar, duke korrigjuar shifrën fillestare prej 12 të vdekurish.



