Bilall Kasami uron VV’në dhe LDK’në për arritjen e marrëveshjes për bashkqeverisje

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar VV’në dhe LDK’në për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në Kosovë. Kasami ka shkruar se arritja e marrëveshjes mes dy subjekteve, është një lajm i mirë jo vetëm për Kosovën dhe shqiptarët por për gjithë rajonin.

Ja postimi i plotë i Kasamit;

“Arritja e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe LDK-së është një lajm i mirë jo vetëm për Kosovën dhe shqiptarët por edhe për gjithë rajonin. Përfundimisht në Kosovë u vulosë vullneti i qytetarëve për ndryshim dhe qeverisje të re. Urojmë që sa më shpejt Kosova të formalizojë ndryshimet në institucione dhe të vazhdojë rrugëtimin krah për krah me vendet e rajonit drejt euro-integrimeve.”

Urime Kosovë!🇽🇰