“Big Brother VIP 2 i përket Luizit dhe Kiarës” – Efi reagon për herë të parë pas finales së BBVA

Efi Dhedhes u kthye në një prej emrave më të përfolur në media rozë që kur u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Dalja e saj e parë nga shtëpia e famshme u komentua jashtë mase madje shumë prej fansave kërkonin rikthimin e saj pasi konsiderohej si një nga banoret më të forta.

Një gjë e tillë u bë e mundur dhe Efi bashkë me tre banorë të tjetër Kiara Titon, Ronaldon Sharka dhe Bledi Mane u rikthyen për herë të dytë pas eliminimit për të vazhduar rrugëtimin në BBVA.

Foto: Efi Dhedhes/Instagram

Efi u bë edhe një herë një prej banoreve më të pëlqyera dhe arriti në finalen e madhe bashkë me Luiz Ejllin, Kristi Aliaj dhe Deamishel Hoxha.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” doli e treta në finale e BBVA dhe bashkë me dy finalistët e tjerë Kristin dhe Deamishelin fitoi çmimin prej 10 mijë eurosh, ndërsa Luizi u shpall fitues dhe mori çmimin prej 100 mijë eurosh.

Tani, disa ditë pas finales Efi ka reaguar sërish përmes një postimi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram.

Në shkrimi, Efi tha se ndihet e lumtur dhe krenare për rrugëtimin e saj në BBVA, duke shtuar se nuk ishte një udhëtimi i lehtë për të.

Foto: Efi Dhedhes/Instagram

“Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen te të gjithëve ju. Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’i qëndroja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira. Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qëndroja deri në fund në shtëpi”, tha Efi ndër tjera.

27-vjeçarja tutje tha se ky edicion i BBVA i takon çiftit Luiz dhe Kiara, të cilët sipas saj dhuruan emocione pafund.

“Big Brother VIP 2 i përket Luizit dhe Kiarës. Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë”, u shpreh Efi mes tjerash.

 

Më poshtë postimi i plotë i Efit:

Krenare dhe e lumtur!

Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen te të gjithëve ju. Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’i qëndroja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira.

Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qëndroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë.

Më shumë se çdo gjë doja t’i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurt dhe besnike, dhe jam shumë mirënjohëse që i kam ngjarë atyre.

Big Brother VIP 2 i përket Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë! Krist jam e bindur qe do të shohim shumë gjera të bukura nga ty në të ardhmen! Deamishel je një shembull për shumë vajza!
Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqërinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi.

Së fundi, dua të falënderoj ekipin dhe produksionin e “Big Brother” që më dhanë këtë mundësi për herë të dytë. Kjo përvojë ka ndryshuar jetën time dhe unë jam mirënjohëse për çdo moment.