Bie numri i vaksinimeve anti-COVID në Shqipëri

Numri i të vaksinuarve në Shqipëri ka pësuar një ulje. Nga të dhënat që Ministria e Shëndetësisë ka dërguar për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” rezulton se në muajin janar totali i dozave ka qenë 186,716.

Në muajin shkurt ka pasur një ulje ku janë kryer 96,121 dhe në muajin mars vetëm 60,117.

Nga këto, 61,335 doza të para janë aplikuar në muajin janar, 19,500 në muajin shkurt dhe 10,554 të tilla në muajin mars.

Aplikimi i dozave të para për peridhën Janar-Mars 2022

Sa i takon dozave të dyta, në muajin janar janë aplikuar 70,300, në muajin shkurt 42,508 dhe në muajin mars vetëm 20,583.

Aplikimi i dozave të dyta për peridhën Janar-Mars 2022

Ndërsa, ulje ka pasur edhe për aplikimin e dozave të treta. Në muajin janar janë aplikuar 55,081 doza, në muajin shkurt 34,113 dhe në muajin mars janë aplikuar 28,980 doza.

Aplikimi i dozave të treta për peridhën Janar-Mars 2022

Pak ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi se duke filluar nga 1 maji, do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës por rekomandohet mbajtja e tyre në ambientet e mbyllura.

Gjithashtu, do të hiqet detyrimi për të paraqitur dokumentin e vaksinës, dokumenti i testimi për SARS Cov2, dhe certifikata e shërimit për shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare.

Një tjetër vendim i komitetit, është lejimi i muzikës pas orës 23:00 dhe rihapja e klubeve të natës. Në të gjithë Shqipërinë, aktualisht janë rreth 400 raste aktive me COVID-19.