Sot ka nisur të bie bora e parë gjatë muajit janar në Prishtinë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me mundësi për riga të dobëta shiu, ndërsa në viset malore mundësi për fjolla të dobëta bore.
Sipas institutit, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
“Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, me theks të veçantë në vise malore, ndërsa në disa pjesë të rrafshit të Kosovës do të krijohen kushte për mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtim të verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të jetë në favor të kushteve biometeorologjike”, thuhet në njoftim.