Bideni këputet në karrige- e zë gjumi në samit, videoja bëhet virale!

Joe Biden e bëri përsëri; presidenti amerikan u filmua teksa flinte në konferencën ndërkombëtare të klimës në Glasgow të Skocisë.

Dhe c`është më e keqja, shkruajnë mediat e huaja, kreu 78 vjeçar i shtëpisë së bardhë s`ka shumë që i paralajmëroi trupat amerikane se zyrtarët e lartë në Pentagon e konsiderojnë ndryshimin e klimës një kërcënim madhor ndaj sigurisë kombëtare të Amerikës.

Njeriu të cilit ai i mori postin, Donald Trump, nuk e la këtë rast t`Ii kalonte pa një shpotitje të fortë. “Joe I fjetur”, siç e ka quajtur ai pasardhësin e vet, mbylli sytë dhe dremiti në karrige për të paktën 22 sekonda derisa njëri nga ndihmësit u afrua dhe i pëshpëriti diçka në vesh.

“Biden shkon në Europë për të thënë se ngrohja globale është prioriteti I tij numër një, dhe e zë gjumi, aty në mes të konferencës, ku e sheh e gjithë bota. Asnjeri që ka entuziasmin dhe beson në një qëllim të caktuar, nuk mund të bjerë në gjumë”, ka shkruar Trump.

Konferenca COP26 ne Glasgow u përshkrua si shpresa e fundit për veprime serioze kundër ndryshimeve klimatike.

Në çelje të saj, e ngarkuara e OKB-së për klimën, Patricia Espinoza u shpreh se “nëse vazhdohet edhe më tej kështu”, në drejtim të emetimit të gazrave karbonikë, kjo do të thotë “investim në shuarjen tonë”, ndërsa kreu i presidencës britanike të COP26, Alok Sharma kujtoi se dritarja për arritjen e objektivit të kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë po mbyllet.

Top Channel