Joe Biden ka vizituar të hënën Havain, vend ky që u prek nga zjarri shkatërrues që ia mori jetën qindra persona dhe shkatërroi mijëra shtëpi.
Ishte një tur mbi pesë orë në rajonet e prekura nga zjarri, megjithatë vizita e tij po konsiderohet si e vonuar.
Zjarri shkatërroi këtë vend dy javë më parë, dhe po konsiderohet si më i rëndi në histori, ku qyteti Maui u bë shkrumb e hi.
Shumë kalimtarë rasti filluan të fyejnë derisa kalonte autokolona në të cilën gjendej presidenti amerikan.
“Nuk dua të krahasoj vështirësitë, por unë dhe Jill e dimë si është të humbësh shtëpinë. Vite më parë, më saktësisht 15 vite më parë, derisa isha në Washington rrufeja befasisht goditi shtëpinë. Kjo bërë që telat e rrymës të shkaktojnë lidhje të shkurtër tek ngrohtorja, duke bërë që kuzhina të përfshihet ngas zjarri. Për të mos e zgjatur shumë, për pak sa nuk e humba gruan, veturën Corvette dhe macen. Por ishin zjarrfikësit që e parandaluan më të keqen”, tha Biden.
E ky krahasim me zjarrin në kuzhinë dhe atë në Havai, nuk i pëlqeu aspak banorëve të atjeshëm që humbën më të dashurit dhe gjithçka që kishin.