Biden: ShBA-ja mund të sanksionojë personalisht Putinin nëse Rusia pushton Ukrainën

U.S. President Joe Biden delivers remarks before a ceasefire agreed by Israel and Hamas was to go into effect, during a brief appearance in the Cross Hall at the White House in Washington, U.S., May 20, 2021. REUTERS/Jonathan Ernst

Presidenti amerikan, Joe Biden, thotë se do të konsideronte sanksione personale ndaj Vladimir Putinit nëse Rusia pushton Ukrainën.

Biden tha se do të kishte “pasoja të mëdha” për botën nëse Rusia bën një lëvizje ndaj kombit, i cili ndodhet në kufirin e saj jugperëndimor.

Komentet e tij erdhën pasi udhëheqës të tjerë perëndimorë përsëritën paralajmërimet se Rusia do të paguante një çmim të rëndë për pushtimin, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Rusia ka akuzuar ShBA-në dhe të tjerët për “përshkallëzimin e tensioneve” mbi këtë çështje dhe mohon planifikimin për të hyrë në Ukrainë.

Megjithatë, Moska ka vendosur rreth 100 mijë ushtarë pranë kufirit.

Kremlini ka thënë se e sheh aleancën ushtarake perëndimore NATO-n si një kërcënim sigurie dhe po kërkon garanci ligjore që nuk do të shtojë anëtarë të rinj më në lindje, duke përfshirë Ukrainën fqinje. Por ShBA-ja ka thënë se çështja në lojë është agresioni rus, jo zgjerimi i NATO-s.