Biden: Po e shtypim ekonominë ruse

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar për sanksione të reja ndaj Rusisë, duke thënë se nuk do të jenë të fundit që do t’i ndërmarrin për shkak pushtimit të Ukrainës.

“Gjithë sanksionet tona po e shtypim ekonominë ruse. Rubla ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj. Lista e bizneseve private që largohen nga Rusia po rritet nga dita në ditë”, ka shkruar Biden në Twitter.

Ai paralajmëroi se sot bashkë me vendet e tjera të G7-ës dhe BE-së, do të ndërmarrin disa hapa të rinj për të shtrënguar Putinin dhe për ta mbajtur atë në llogari për agresionin kundër Ukrainës.

“Ne do t’ua bëjmë më të vështirë blerjen e produkteve të prodhuara në vendet tona. Ne po ndalojmë eksportin e mallrave luksoze në Rusi”.