Biden: Moti ekstrem do t’i kushtojë SHBA -ve mbi 100 miliardë dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se ngjarjet ekstreme të motit do t’i kushtojnë Shteteve të Bashkuara mbi 100 miliardë dollarë këtë vit. Sipas tij kjo kosto, tejkalon atë të vitit të kaluar, që ishin 99 miliardë dollarë.

Biden, duke folur në Laboratorin Kombëtar të Energjisë së Rinovueshme në Golden, Colorado, tha se gati një në tre komunitete amerikane ishte goditur në muajt e fundit nga katastrofat e motit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Ne e dimë se cili është nxitësi – ndryshimi i klimës. Ne e dimë se çfarë po shkakton ndryshimin e klimës – aktiviteti njerëzor. Ky nuk është më subjekt debati.” tha Biden.