Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se mundësia e përdorimit të armëve kimike nga Rusia kundër Ukrainës, paraqet “rrezik real”.
“Mendoj se ky është një kërcënim real,” tha Biden, kur u pyet nga gazetarët në rrugën e tij për në Bruksel për samitin e NATO-s, raporton Tanjug për Reuters.
Biden do të paraqesë gjithashtu planet e SHBA-së për sanksione shtesë kundër Moskës sot në Bruksel.