Biden: Jam i nderuar të mirëpres Suedinë në NATO

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, shprehet se sot ka nderin të mirëpresë Suedinë si Aleatin e 32-të të NATO-s.

Në llogarinë e tij në platformën X, ai shprehet se 75 vjet më parë kur u krijua NATO, Presidenti Truman tha se Aleanca “do të krijonte një mburojë kundër agresionit dhe frikës nga agresioni”.

“Kjo mburojë – dhe siguria transatlantike – është më e fortë se kurrë”, shkroi Biden në postim, të cilit ia bashkëngjiti edhe një fotografi të shkrepur gjatë takimit me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, ku të dy shihen dukë buzëqeshur.