Biden: Do të shkojë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden sot deklaroi se do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Po. Ende nuk i di hollësitë, por do të shkoj”, u tha Biden gazetarëve gjatë udhëtimit për në Ohajo.

Data dhe hollësitë për varrimin e mbretëreshës nuk janë konfirmuar, por do të kumtohen “në një kohë të afërt”, sipas Pallatit të Bakingemit. Funerali pritet të mbahet në 10 ditët e ardhshme në Pallatin Uestminster në qendër të Londrës.

Bajden e njohu mbretëreshën tre dekada dhe u takua me të tre herë, për herë të fundit në qershor të vitit 2021, kur ajo ishte nikoqire e tij dhe e zonjës së parë në Pallatin Uindsor gjatë vizitës së tyre Britani të Madhe për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Grupit shtatë.

Sipas planit aktual, presidenti Biden, së bashku me liderë të tjerë botërorë, më 19 shtator është planifikuar të jetë në Nju-Jork, në fillimin e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së. Por plani me siguri do të ndryshojë.