Biden dhe çifti Clinton, mysafirët kyç në funeralin e Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë marrë rrugën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje të dy, me ftesë të familjes Albright, do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine, e cila ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars, përcjell Klankosova.tv.

Presidenti Joe Biden do të mbajë një eulogji për Madeleine Albright, të mërkurën në Katedralen Kombëtare të Washingtonit, ku do të flasin edhe ish-presidenti Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.

“Kur mendoj për Madeleine, gjithmonë do të kujtoj besimin e saj të zjarrtë se ‘Amerika është kombi i domosdoshëm’”, tha Biden.

Në funeralin e nesërm, tre vajzat e Albright do të flasin gjithashtu dhe muzikantët Chris Botti, Judy Collins dhe Herbie Hancock do të kryejnë homazhe.

Albright la pas vetës tre vajzat e saj, Anne, Alice dhe Katie, dhe gjashtë nipërit e mbesat, si dhe motrën dhe vëllain e saj.

Kujtojmë se të gjithë pjesëmarrësit e funeralit kanë marrë paraprakisht ftesa nga familja Albright.