Bexheti pranon “pasaportën e Zvicrës për demokraci”

Kreu i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se do të merr pjesë në samitin botëror të kryetarëve të komunave në Lucern të Zvicrës, përcjell TV21. Bexheti ka pranuar të ashtuquajturën “pasaportë të Zvicrës për demokraci”.

“Dje në Saraj ka qëndruar z. Brunno Kauffman nga Fondacioni Zviceran për Demokraci me të cilin kishim takim të këndshëm, ku edhe pranova ftesën për pjesmarrje në Forumin Global të Demokracisë së Drejtëpërdrejtë, takimi më i madh në botë kushtuar demokracisë pjesmarrëse dhe të drepërdrejtë, i cili do të mbahet nga 21 deri më 25 shtator 2022, në qytetin e bukur buzë liqenit të Lucernit, Zvicër. Konferenca Botërore e këtij viti organizohet nga Fondacioni Zviceran për Demokraci në bashkëpunim me Domacracy International dhe Qytetin e Lucernit. Me këtë rast, z. Kauffman simbolikisht më dhuroi pasaportën Zvicerane të demokracisë, një përmbledhje udhëzuese e demokracisë përfaqësuese të vjetër Zvicerane”, ka shkruar Bexheti.