Bexheti: Kërkuam kryeministër shqiptar, por doli e kundërta! Ngadalë, ngadalë po i del peri asaj ideje!

Kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti është shprehur i dëshpëruar për politikën që zhvillohet nga BDI.

Nga Teatri kombëtar ku po mbahet tubim nga Grupi i zjarrit, Bexheti tha se si grup janë përpjekur që dallimet ti mbajnë brenda mureve të BDI-së, por kjo ishte e pamundur.

Kujtoi fushatën e fundit të BDI-së me moton “Për Kryeministër shqiptar”. Ai tha se doli e kundërta.

“Ne jemi përpjekur që mosmarrëveshjet, dallimet, të mbeten brenda mureve të BDI-së, por gati ishte e pamundur dhe ne ishim të detyruar që të reagojmë publikisht duke parë se si e devijon politikbërjen në BDI ky ekzekutiv dhe jo rastësisht filloi të tingëllojë një fjali nëpër shumë vend – si uzurpatorë të BDI-së. Dua të ju rikujtoj se në fushatën e fundit, të gjithë bashkë me ne, dhe të gjithë të tjerët dolëm në fushatë për Kryeministër të parë shqiptarë, por sa u formua Qeveria, u bë një press konferencë ku doli e kundërta, pak me turp, por nga kryeministri i asaj kohe u tha – “jemi një”. Mbeti në gjysmë ajo fjali, dhe kadal – kadal po i del peni edhe asaj ideje”, tha Bexheti, transmeton TV21.