Betohet Vjosa Osmani si presidente

Pasi mori 71 vota, Vjosa Osmani është betuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës si presidente, raporton Ekonomia Online.

Pas kësaj ajo ka marrë urime nga deputetët e Kuvendit, derisa në sallën ku është mbajtur seanca është intonuar himni i Kosovës.

Ajo fitoi në raundin e tretë të votimit. Për kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet, Nasuf Bejtën. Në raundin e tretë të votimit morën pjesë 82 deputetë, ku 11 vota ishin të pavlefshme.

Që të dy në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar me Listën e Osmanit, që garoi në kuadër të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

No description available.
No description available.