Betohet Fisnik Syla: Nëse nuk ia japin çmimin e madh, do ia jap unë 100 mijë euro Luizit

Luizi është pjesë e “Big Brother VIP Albania”, për të fituar 100 mijë euro.

Ani pse ai është në garë, deklarata të shumta janë bërë jashtë shtëpisë lidhur me çmimin, shkruan lajmi.net.

Së fundi, biznesmeni i njohur, Fisnik Syla, ka bërë një premtim të madh.

Fisniku ka deklaruar se nëse Luizit nuk ja japin çmimin e madh, do ja japë vetë ai 100 mijë euro.

“Luiz Kingu. Nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem un do i jap 100.000 euro Luizit. Do e bëj dhe publike!”, ka shkruar Fisniku./Lajmi.net/