Betohet ambasadorja e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

Në një ceremoni në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Angela Aggeler u betua si ambasadorja e re e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Aggeler është anëtare karriere e Shërbimit të Jashtëm të Lartë, ndërsa së fundmi ka shërbyer si zv.Shefe e Misionit të SHBA-së në Pakistan.

Ajo gjithashtu shërbeu si e Ngarkuar me Punë të Përkohshme. Ajo ka shërbyer më parë si Këshilltare Ministre për Çështjet Publike në Ambasadën e SHBA-së në Paris, Francë, si pjesë e një karriere që përfshinte gjithashtu detyra në Shkup, Nju Delhi, Hanoi dhe Uashington, D.C.

Ajo është marrëse e Çmimit të Ndihmës Sekretarit për Përsosmëri dhe Çmimit “Mildred Sinclaire” për gjuhë.

Ambasadorja Aggeler flet maqedonisht, frëngjisht dhe pak hindu.