Betejë e humbur e pushtetit

Betejën cdo her e fiton qëllimi dhe jo forca, qëllimi përcakton mjetet. Qëllimi i tyre është pushteti përmes të cilit i ruajnë privilegjet, e qëllimi jonë është mirqenie për të gjithë të cilën duam ta arrijmë përmes pushtetit. Puna jonë buron nga dëshira për ndryshim e mirèqenie për të gjithë prandaj ne jemi aktivista vullnetar, puna e tyre buron nga dëshira për privilegje e përfitime personale prandaj ata janë mercenar.

Nga Lirim RAMADANI

Ka kohë që pushteti përmes mekanizmave të tyre po mundohet që të relativizojë të bëmat e tyre me ata të opozitës, që të ndjell frikë te qytetarët shqipëtar përmes aksioneve të padrejta, rasteve të montuara e gjykimeve te njëanshme dhe në dëm te shqiptarëve. Kjo qasje ka synim që mos të ketë zë kritik, që të instalohet frikë për revoltë, e rrjedhimisht të humbet vullneti për ndryshim dhe kjo atyre u siguron pushtet dhe privilegje për një kohë shumë te gjatë. Ata përmes këtyre mekanizmave kanë siguruar pushtet dhe privilegje që nuk i kanë ëndërruar as në endërrat më të shfrenuar të tyre.

Humbja e pushtetit për ta është ankth i përditshëm, ankth me të cilën ata jetojnë çdo ditë dhe kjo i jep kuptim sulmit brutal të tyre ndaj çdo ndryshimi potencial. Por kjo është një betej e humbur e tyre sepse po vije një rini që nuk njeh friken, një rini që me pergatitjen e tyre intelektuale po i demaskon cdo ditë me tepër këta pushtetar të pangopur me pushtet. Ankthi i tyre quhet ,,Rini,, të cilën pasi nuk po munden ta mundin po mundohen ta zhbëjne duke ua ndërtuar rrugën për në migrim.

Ata po e humbin këtë betejë pasi nuk i kanë bër mirë llogarit. Betejën cdo her e fiton qëllimi dhe jo forca, qëllimi përcakton mjetet. Qëllimi i tyre është pushteti përmes të cilit i ruajnë privilegjet, e qëllimi jonë është mirqenie për të gjithë të cilën duam ta arrijmë përmes pushtetit. Puna jonë buron nga dëshira për ndryshim e mirèqenie për të gjithë prandaj ne jemi aktivista vullnetar, puna e tyre buron nga dëshira për privilegje e përfitime personale prandaj ata janë mercenar. E në çdo betejë vullneti ngadhënjen mbi mercenarin e për këtë ata këtë betejë e kanë të humbur.

Ata e njohin potencialin tonë prandaj çdo ditë po u shtohet ankthi, ne e dime sa po na bejnë keq prandaj çdo ditë po na shtohet vullneti për ndryshim. Èshtë e rëndësishme që ky vullnet të kanalizohet qe dëshira dhe synimi ynë të bëhet realitet. Ne kemi nevoj per çdo të ri që e dëshiron ndryshimin, kemi nevoj për cdo ide që e përmison jetën e qytetarit prandaj adresa jonë është rinia e aleances (FRASH). Ne jemi të rinjtë që kemi bë aleanc mes nesh, ne jemi alternativa e ndryshimt. Ne sot jemi zëri i kritikave tuaja e nesër do të jemi qeverisja që të gjithë e duan.