Besniku i dhuron Kumrijes puthje të ‘zjarrtë’ pranë bredhit

Kumrie Mustafa dhe bashkëshorti i saj Besim Krasniqi janë çifti i njohur që veç martesës i bashkoi edhe talenti i tyre për muzikë.

Ata marrin vëmendje të vazhdueshmë për raportin e lakmueshëm që kanë mes dhe dedikimet e dashurisë që i bëjnë njëri-tjetrit, shkruan “Kosovarja”.

E këngës ia thonë aq bukur bashkë duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme.

Si shumë familje edhe Kumrija e Besniku kanë realizuar disa foto të fundvitit në ambientet e zbukuruara të shtëpisë.

Ata shfaqen të lumtur bashkë, ku vëmendje mori puthja e ‘zjarrtë’ e Besnikut që i dhuroi bashkëshortës në ballë. Për lakmi./Kosovarja/