Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin

Besimtarët e besimit islam sot e festojnë festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.

Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Allahut, myslimanët e shprehin me therrje të kurbanit.

Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.

Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit, që vetëm për All-llahun të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore.

Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtje themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame. Kur’ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani – sakrificën për të tjerët.