Besi dhe Xhensila urojnë njëri-tjetrin në përvjetorin e martesës

Njëri nga çiftet më të dashura për publikun është edhe Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.

Dashurinë për njëri-tjetrin nuk hezitojnë ta shprehin edhe publikisht, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale nuk mungojnë asnjëherë deklaratat romantike të Besit për Xhensilën dhe anasjelltas.

Sot, ata po festojnë pesë vjetorin e martesës dhe sigurisht dedikimet publike nuk munguan në rrjetet sociale të tyre.

“Njësoj si para 13 vitesh më shkëlqejnë sytë për ty. Sot festojmë bashkë me Ajken 5 vjetorin e kurorëzimit tonë,” shkroi Xhensila në postimin e saj.

“Urime 5-vjetorin e dashnise o martesa ime! 😂 shyqyr qe na ka gjet shnosh. Flm per gjithcka, une dhe Ajka te kemi.”, ka shkruar në anën tjetër ka shkruar Besi./Lajmi.net/