Interi kërkon Acerbin e Lazios

Skuadra e Interit është e interesuar për mbrojtësin qendror të Lazios, Francesco Acerbi.
Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Simone Inzaghi i cili e dëshiron një mbrojtje të fortë në këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Fabrizio Romano, që e dha lajmin për këtë lëvizje të mundshme, thotë se kjo marrëveshje nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin ose jo të Milan Skriniar tek Interi.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në orët në vijim.