“Besa Trans” demanton informacionet se do të fillojë sërish me organizimin e ekskursioneve për në Stamboll

Agjencia “Besa Trans” përmes një reagimi me shkrim ka demantuar informacionet se nga janari i vitit 2022 do të fillojë sërish me organizimin e ekskursioneve në Stamboll të Turqisë.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të agjencisë:

Njoftim

Gjatë ditës 08.12.2021 ka spekulime se Besa Trans Dooel, gjoja nga janari i vitit 2022 do të transportojë sërish pasagjerë (ekskursione) nga R. MAQEDONIS VERIORE në R. TURQI dhe anasjelltas.
Në tërësi i mohojmë spekulimet e tilla dhe e informojmë opinionin e gjerë se Besa Trans Dooel as nuk mund dhe as nuk dëshiron të organizojë transport (ekskursion), përkatësisht kompania është e fokusuar në bashkëpunim me institucionet e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe R. Bullgaris për të zbuluar sa më parë shkaqet e tragjedisë së tmerrshme.
Me respekt.