Besa e Sllupçanit kampion vjeshtor

Skuadra e Besës në përvjetorin e saj (30 vjetori), dashamirëve të futbollit dhe bashkëfshatarëve në Sllupçan ua dhuroi titullin e kampionit vjeshtor në Ligën e tretë shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Besa e mbajti Besën, duke tubuar 24 pikë në arkën e sajë dhe me plotë meritë u shpall kampion vjeshtor duke e lënë në pozitën e dytë me dy pikë më pak “Studena Voda”, e kështu me radhë. Këta djelmosha nuk i kanë kushtet si disa skuadra të tjera në Ligën e Parë apo në ligat e tjera në vend, por ata e duan futbollin, Besën dhe fshatin ku në cdo lojë duke djersitur fanelat mundohen që pikët t`i argëtojnë në salldon e vet. Pëpos futbollistëve, kjo skuadër ka edhe trajnerin Ibish Demiri, i cili njihet si shumë punëtor dhe meritor për suksesin e arritur. Me trajnerin në fjalë gjatë bisedës kuptuam se është shumë falënderues ndaj futbollistëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribouar për suksesin e skuadrës. Ai nuk harroi të përmend edhe skuadrat shqiptare që garojnë në këtë grup për bashkëpunimin që kanë me ta. Ndeshjen e fundit ata e zhvilluan me Bashkimin e Kumanovës ku në një foto të përbashkët të të dy ekipeve tregon bashkëpunimi vëllazëror mes tyre, bashkëpunim ky që nuk ka munguar as me skuadrat tjera shqiptare. Ky sezon është jubilar për klubin futbollistik Besa, i 30 –ti me radhë. Për shkak të pandemisë, festa prolongohet për disa muaj, siç thonë në këtë klub. Rikujtojmë se KF Besa, në vitin 1998 –të, për herë të parë ishte shpalluar kampion në këtë rang garash dhe tash për herë të dytë ka mundësi që edhe në fund të kampionatit ta përsërisë këtë suksesë. /Iljasa Abazi/