BESA: BDI në vend se të merr meritat e BESËS, le të angazhohet të rregullojë me ligj grafën etnike

Lëvizja BESA e cila e kushtëzoi Qeverinë që në këmbim të votës së tyre për ndryshimet kushtetuese të shtohej përkatësia etnike në letërnjoftime, sot për TV21 nga kjo partithonë se në vend se BDI-ja të marrë meritat e Besës, le të angazhohet si parti pjesë e shumicës të rregullohet çështja e letërnjoftimeve.

“Gjatë ndryshimeve kushtetuese ne u dakorduam me Qeverinë për vendosjen e grafit etnik në letërnjoftime, pasi që paraprakisht ishim dakord se grafi etnik duhet të jetë në certifikatat e lindjes me automatizëm dhe rrjedhimisht kjo e determinonte edhe futjen e grafit në letërnjoftime, kështu që, BDI-ja në vend që të marrë meritat e Lëvizjes BESA, le të angazhohet si pjesë e Qeverisë të rregullojë me ligj çështjen e letërnjoftimeve pasi ky ligj është në procedurë parlamentare”, thonë nga Lëvizja Besa.